phamas MODERATOR


Numri i postimeve: 30 Join date: 2009-06-21 Age: 14 Location: prishtina/dardani
 | Subject: FJALËT, TË CILAT “INFEKTOJNË” NË INTERNET Sun Jun 21, 2009 1:29 pm | |
|  Shansi më i madh që ju të keni një infeksion me virus në kompjuterin tuaj është nëse në një makinë kërkimi në internet shkruani fjalët "Free Music Downloads", "Lyrics" dhe "Screensavers", paralajmëroi kompania për sigurinë në Internet, McAfee. Fjala e fundit e listuar është një nga ato kërkimet më të rrezikshme, për shkak se në 60 për qind rezultateve me këtë fjalë është se ajo përmban kodet me shpirtligësi të cilat e dëmtojnë kompjuterin tuaj. Nëse ju klikoni mbi rezultatet e kërkimit për fjalën "falas", mundësia e infektimit nga një virus është 21 për qind. McAfee ka një ndarje sipas kategorive edhe për fjalët e rrezikshme. Pra, nëse ju jeni të interesuar në krizën e tanishme ekonomike, të jeni të kujdesshëm kur shkruani "IRS kontrolli i stimulimit", dhe nëse keni nevojë për kujdes mjekësor atëherë kujdes, kur përdorni fjalën "phentermine." Gjithashtu, në McAfee ekziston ndarja e fjalëve të rrezikshme sipas vendit, për shembull britanikët duhet të jenë të kujdesshëm kur përdorin fjalën "Bebo", francezët me "poker", spanjollët me "Anatomia De Grey”. Nëse jeni të interesuar për showbizin, mendoni dy herë nëse dëshironi të shkruani fjalën “Brad”, pasi që ky është emri i cili infekton me virus, nga makinat e ndryshme të kërkimit në internet. |
|